Nuk ka asnjë fjalë për vendndodhjen e presidentit sirian, raporton Aljazeera.
Më herët dëgjuam nga opozita siriane se ai ishte larguar nga vendi.
Dhe agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar oficerë të lartë të ushtrisë, raportoi në orët e para të mëngjesit të sotëm se ai kishte hipur në një aeroplan dhe ishte nisur për në një destinacion të panjohur.
Tani, fluturimi i fundit që u ngrit nga Damasku përpara se rebelët sirianë të merrnin kryeqytetin ishte një avion Illyushin76 me numër fluturimi Sirian air 9218. Sinjali i atij fluturimi u zhduk pak pas nisjes – mbi qytetin e kontrolluar nga rebelët të Homsit, sipas gjurmuesve të fluturimit.