Ballina Sport Futboll Verona fiton ndaj Fiorentinas, Rrahmani vazhdon me përformanca mbresëlënëse

Verona fiton ndaj Fiorentinas, Rrahmani vazhdon me përformanca mbresëlënëse

Hellas Verona ka marrë një fitore të madhe përballë Fiorentinas me rezultat minimal.

Skuadra e Amir Rrahmanit fituan 1-0 ndaj ‘Violëve’ falë golit të Samuel Di Carmine (66′), që tash renditen në pozitën e 9 me 19 pikë.

Mbrojtësi kosovar edhe këtë takim dhuroi një përformancë të jashtëzakonshme, ku u vlerësua me notën 7.7, shkruan lajmi.net.

RRrahmani pati 3 goditje dhe kishte 79 për qind saktësi të pasimeve.25-vjeçari fitoi 6 duele ajrore, njëkohësisht ai prinë në Serie A si lojtari me më së shumti duele ajrore të fituara.

Futbollisti nga Drenica gjithashtu bëri edhe tre ndërhyrje të suksesshme, për ta kompletuar një ndeshje shembullore.

Exit mobile version