Ballina Lajmet Kosovë Veseli: Ligji për Trepçën kalon të premten, Demarkacioni së shpejti

Veseli: Ligji për Trepçën kalon të premten, Demarkacioni së shpejti

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se të premten do të mbahet një seancë ku në rend dite do të jetë Ligji për Trepçën, cili edhe do të votohet.

Veseli ka deklaruar, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, se është i bindur që Ligji për Trepçën do të kalojë dhe se për procedimin e ligjit janë akorduar edhe me Qeverinë e Kosovës.

Shpresë se do të kalojë ligji ka edhe Shefi i Grupit Parlamentar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ismet Beqiri.

Madje ai ka kërkuar nga deputetët që të mos mungojnë të premten, siç zakonisht bëjnë.

Ndërsa Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, deklaroi se në AAK ende nuk e dinë nëse do ta votojnë Ligjin për Trepçën, apo jo.

Lekaj dhe se ata ende nuk kanë parë ende kurrfarë projektligji për Trepçën.

Jashtë kësaj, Veseli ka folur edhe për Demarkacionin me Malin e Zi. Kreu i Kuvendit tha se Demarkacioni do të procedohet e do të votohet shumë shpejt.

Exit mobile version