Ballina Lajmet Kosovë Vetëm 15 pacientë me koronavirus mbesin në Klinikën Infektive, dy në gjendje...

Vetëm 15 pacientë me koronavirus mbesin në Klinikën Infektive, dy në gjendje të rëndë

Vetëm 15 persona me koronavirus janë duke u trajtuar aktualisht në Klinikën Infektive në Kosovë.

Nga këta 15 pacientë, 9 raste janë në gjendje stabile, 4 janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, shkruan lajmi.net.

Ndërkaq, dy pacientë janë në gjendje më të rëndë dhe kanë sëmundje kronike.

Komunikata e plotë:

RAPORTI NGA KLINIKA INFEKTIVE-QKUK

Në Klinikën Infektive, QKUK, sot me 06/05/2020, gjinden të hospitalizuar gjithsej 36 pacientë.

Prej tyre të sëmurë me Covid -19 janë gjithsej 15 raste.

Nga 15 pacientë të infektuar me Covid 19:

9 raste janë në gjendje stabile,
4 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Në mjekimin intensiv janë duke u trajtuar dy pacientë në gjendje të rëndë dhe përkujdesje intensive. Që të dy pacientët kanë sëmundje kronike të veshkave dhe janë në dializë.

Përndyshe nga gjithsej 5 pacientë Covid 19 pozitiv dhe të cilët janë në dializë, 3 prej tyre janë në gjendje të përmirësuar.

Sot lirohen nga klinika 18 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid- 19.

Gjithashtu 2 raste të cilët kanë rezultuar negativ në testimet e fundit për Covid -19 vazhdojnë trajtimin në klinikë si dhe në pritje të rezultatit është vetëm një pacientë. 

Exit mobile version