Pohimi zhgënjyes: S’mund të jemi “mish për top” të sloganit “Amerika e Para”!
Politikanët e ekstremit të djathtë në të gjithë Evropën, të cilët e përqafuan me entuziazëm Donald Trumpin pas rizgjedhjes së tij, tani po tërhiqen me shpejtësi prej tij. Marrëdhënia e tyre ka arritur pikën e kthesës për shkak të konfliktit në Iran dhe kërkesave të tij për ndërhyrjen e NATO-s.
Në një artikull të fundit në Wall Street Journal, theksohet se tensionet u rritën fillimisht prej politikave tarifore të Trumpit, të cilat u rrëzuan nga Gjykata e Lartë në një vendim historik. Megjithatë, pastaj pushtimi i Iranit dhe kërkesat e mëvonshme që kombet evropiane të ndajnë barrën ushtarake.
Departamenti i Shtetit i ka joshur vazhdimisht partitë e krahut të djathtë në Evropë, duke dhënë fonde për grupet e mendimit (think-tanks) dhe organizatat që promovojnë axhendën “Amerika e Para”, përfshirë politikat mbi lirinë e fjalës dhe masat e rrepta ndaj migracionit.
Fillimisht, këto parti e mirëpritën këtë mbështetje. Por ndërsa Evropa po përballet me pasojat e vendimeve politike amerikane, llogaritë politike kanë ndryshuar rrënjësisht. Politikanët evropianë e kanë gjithnjë e më të vështirë të shfaqin mirënjohje publike ndërkohë që përpiqen të avancojnë axhendat e tyre kombëtare.
Edhe Nigel Farage, një mik i vjetër besnik i Trumpit, ka filluar të mbajë distancë. “Ai është një miku im dhe unë jam dakord me shumë gjëra që bën, por nuk pajtohem me disa të tjera”- e pranoi së fundmi Farage një një kontrast të fortë ky me mbështetjen e tij të mëparshme të pakushtëzuar.
Edhe opinioni publik në Evropë është kthyer me vendosmëri kundër Trump-it. Në Mbretërinë e Bashkuar, sipas sondazheve të YouGov, shumica dërrmuese e votuesve identifikohen si “anti-Trump”.
Vetëm një e katërta e votuesve britanikë dhe gjermanë mbështesin sulmin ndaj Iranit. Në Francë, edhe votuesit e krahut të djathtë kanë pikëpamje negative për presidentin. Kjo paraqet një dilemë në rritje për partitë e lidhura me lëvizjen MAGA.
Tim Bale, profesor në Universitetin Queen Mary të Londrës, politikanët si Farage që synojnë poste të larta, duhet t’i drejtohen një elektorati më të gjerë, që në një masë të madhe e përçmon Trumpin.
Kritikat u intensifikuan veçanërisht pas incidentit me Grenlandën. Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, e cila dikur shërbente si urë diplomatike mes Evropës dhe SHBA-së, i ka ftohur dukshëm marrëdhëniet. Zëvendësi i saj, Matteo Salvini, hodhi poshtë prerazi kërkesat e presidentit që kombet evropiane të ndihmonin në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit. “Italia nuk është në luftë me askënd”- deklaroi ai.
Liderja franceze Marine Le Pen dhe i mbrojturi i saj, Jordan Bardella, kanë ashpërsuar tonet duke dënuar sulmet ushtarake në Venezuelë, ndonëse mbeten më të matur sa i përket Iranit, për shkak të mbështetjes së partisë së tyre ndaj Izraelit.
Reagimi më i ashpër vjen nga Gjermania. Deputeti i AfD-së, Peter Felser, deklaroi: “Ne nuk mund të jemi ndjekës të verbër të politikës “Amerika e Para” nëse ajo shkatërron vendet e punës në Gjermani. Ne duhet të mbetemi një parti sovrane gjermane, jo thjesht dega lokale e lëvizjes MAGA”.
Ndërkohë Gerold Otten, ekspert i mbrojtjes në radhët e AfD, i cilësoi shumë shqetësuese veprimet ushtarake të Trumpit dhe shpërfilljen e normave ndërkombëtare. “Është territor i rrezikshëm kur thua: Unë jam mbi ligjin. Të veprosh në skenën globale vetëm se mundesh dhe je i fuqishëm, çon në shpërbërjen e qytetërimit dhe në ligjin e xhunglës”- theksoi ai. /tesheshi
