Vetura 1.3 milion dollarëshe përplaset në një shtëpi dhe shkakton dëme të konsiderueshme

Shoferi i një McLaren Senna me 789 kuaj fuqi e ka humbur kontrollin në një rrugë publike në Kaliforni dhe është përplasur me një ndërtesë.

Videoja e publikuar në rrjete sociale tregon Sennan në Woodland Hills, Kaliforni.

Fillimisht, pamjet e incidentit pasojat e të cilit nuk janë të mira, janë publikuar në Reddit dhe pastaj në rrjete tjera sociale.

https://www.youtube.com/watch?v=lxEdnE2Io8U

Siç shihet në video, pas manovrimeve në rrugë, vetura 1.3 milion dollarëshe e humb kontrollin dhe përplaset në një shtëpi.

Bëhet e ditur se edhe disa ditë më parë i njëjti shofer është parë duke e ngarë veturën me shpejtësi në rrugët publike.