Ballina Lajmet Kosovë Vetura godet për vdekje një këmbësor në Balincë të Malishevës

Vetura godet për vdekje një këmbësor në Balincë të Malishevës

Një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë në fshatin Balincë të Malishevës.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, me ç’rast ka dhënë detaje shtesë rreth këtij aksidenti me fatalitet.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë pa ndërhyrje të Policisë së Kosovës:

Me date 07.05.2021 rreth orës 18;10, ne rrugën magjistrale Prishtine –Peje, pikërisht ne fshatin Balincë te Malishevës ka ndodhur një aksident trafiku goditje e këmbësorit me fatalitet. Deri te aksidenti i ndodhur dyshohet se ka ardhur derisa automjeti , kishte qene duke qarkulluar ne aksin rrugor Prishtine-Peje, mirëpo me te arritur ne fshatin Balinc, pikërisht përballë market “Aldi”,derisa vetura ne fjalë kishte qene ne lëvizje ne shiritin e majte qarkullues pasi qe rruga ishte me dy shirita qarkullues ne një drejtim, por për një moment papritmas i ka dale një këmbësor ne rrugë i cili kishte ardhur prej anës se majte te rrugës, e me pas duke i kaluar barrierat e metalta, përkundër rregullave te trafikut, ku vozitësi duke mos e vërejtur nuk ka mundur qe ti evitohet goditjes dhe me pjesën e parme ballore ana e majtë e veturës e ka goditur këmbësorin i cili sapo kishte filluar qe te del ne rrugë prej anës se majte, dhe pas goditjes vetura e kishte bartur këmbësorin disa metra përpara , ku me pas e kishte përplasur ne rruge ne shiritin e majte qarkullues,. Si pasoje e goditjes këmbësori kishte pësuar lëndime serioze për jete, ku nga disa kalimtar te rastit sipas tyre kishte pasur shenja jete, dhe e kishin dërguar ne QKMF ne Kijeve, viktima ishte sjelle pa shenja jete , ku edhe e kane konfirmuar vdekjen e tij, ndërsa vozitësi po ashtu kishte pësuar lëndime trupore, fillimisht ishte dërguar ne QKMF ne Kline, e pasi qe kishte pësuar frakturë ne dorën e majte, mirëpo me urdhër te prokurorit kujdestar vozitësi është sjelle ne spitalin rajonal ne Gjakove, për tretman me te gjere mjekësor, mirëpo është i ndaluar me vendim te prokurorit kujdestar dhe është ne mbikëqyrje te organeve policore ne repartin ortopedik. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestarë i Shtetit, i cili ka dalë ne vendin e ngjarjes dhe me urdhër te tij me pëlqimin e familjarëve viktima ju është liruar familjarëve për ceremoni mortore.

Exit mobile version