Ballina Lajmet Kosovë Vetura godet për vdekje një këmbësore në Veternik të Prishtinës

Vetura godet për vdekje një këmbësore në Veternik të Prishtinës

Në lagjen Veternik në Prishtinës, rreth orës 17:30, ka ndodhur një aksident trafiku, si pasojë një këmbësore ka vdekur.

Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Ahmeti ka thënë se bazuar në të dhënat fillestare, në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një këmbësore.

“Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja, 57 vjeçare, e cila nuk ka mundur tu përballojë plagëve të marra dhe e njëjta, ka ndërruar jetë”, tha ajo.

Njësiti i hetimeve të trafikut rrugor janë duke punuar në identifikimin e ngasësit të automjetit si dhe në ndriçimin e rrethanave të këtij aksidenti.

Exit mobile version