Ballina Sport VIDEO/ Në derbin e kuqezinjve feston Balliu, Granada e Uzunit e nis...

VIDEO/ Në derbin e kuqezinjve feston Balliu, Granada e Uzunit e nis sezonin me dy humbje

Ivan Balliu fiton derbin kuqezi me Myrto Uzunin në kuadër të javës së dytë të La Ligas. Rayo Vallecano triumfoi (0-2) në fushën e Granadas me të dy golat të shënuar në fundin e sfidës (75’ dhe 79’) në momentin kur vendësit po tentonin me të gjitha forcat për të rrëmbyer fitoren.

Golin që zhbllokoi takimin e realizoi Alvaroi Garcia, pas një asisti perfekt me thembër të Lopez.

00:00
00:13

Vetëm katër minuta më vonë, Ciss shënoi një tjetër gol shumë të bukur, pas pasimit të dhënë nga de Tomas.

00:00
00:09

Vendësit e humbën durimin, reflektuar në minutën e 86-të me kartonin e kuq për Puertas. Uzuni pati një mundësi pët të shënuar në shtesë, por goditja e tij u kontrolluar nga portieri.

Dy humbje radhazi për Granadan e sapongjitur në elitë, dy fitore për Rayon madje me të njëjtin rezultat 2-0 (mposhti në javën e parë Almerian në transfertë).

Exit mobile version