Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani në seancën e Kuvendit të Kosovës ka thënë se Presidenti Hashim Thaçi, është duke shkelur në vazhdimësi kushtetutën duke përmendur disa arsyeje.
Osmani ka akuzuar Thaçin se është përfshirë në fushatë duke ndihmuar paritë politike të cilën e ka udhëhequr për vite me radhë, PDK-në.
Ajo tha, se tjetër shkelje e tij është edhe dialogu Kosovës- Serbi dhe mos transparenca për temat dhe marrëveshjet që po nënshkruhen dhe mund të jenë në dëm të vendit.Gjithashtu, ajo ka thënë se deklaratat e fundit të Thaçit kundër Bashkimit Evropian dhe miqve të Kosovës mund të dëmtojnë miqësinë ndërkombëtare.
