Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Vritet një palestinez i ri nga të shtënat izraelite në veri të...

Vritet një palestinez i ri nga të shtënat izraelite në veri të Bregut Perëndimor

Ushtria izraelite vrau një palestinez të mërkurën mbrëma në Bregun Perëndimor të pushtuar, në mes të një fushate të gjerë ushtarake në veri.

Ministria e Shëndetësisë e Palestinës tha në një deklaratë se një 20-vjeçar u vra nga të shtënat e ushtarëve izraelitë në qytetin Qabatiya, në jug të Jeninit.

Dëshmitarët i thanë Anadollit se ai u vra gjatë përleshjeve mes forcave të ushtrisë dhe banorëve pas bastisjes së ushtarëve izraelitë në qytet.

Ata shtuan se disa shtëpi u kontrolluan dhe u bastisën nga ushtarët izraelitë.

Ushtria izraelite kreu bastisje në disa qytete të tjera në Jenin, Tulkarem, Ramallah dhe Betlehem të mërkurën, raportoi transmetuesi zyrtar “Zëri i Palestinës”.

Ushtria izraelite nisi një ofensivë të gjerë ushtarake në qarkun e Tubasit në veri të Bregut Perëndimor të mërkurën në mëngjes.

Të paktën 60 palestinezë u ndaluan, 10 u plagosën dhe dhjetëra familje u detyruan të zhvendosen nga forcat e ushtrisë në këtë qark, sipas raportimeve të Shoqatës së të Burgosurve Palestinezë dhe Kryqit të Kuq.

Viktima e fundit e çoi në 1.083 numrin e palestinezëve të vrarë nga ushtria izraelite dhe kolonët e paligjshëm në Bregun Perëndimor që nga fillimi i luftës gjenocidale të Tel Avivit në tetor 2023. Gati 11.000 persona u plagosën dhe mbi 20.500 u arrestuan në territoret e pushtuara.

Në një opinion historik korrikun e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e shpalli të paligjshme pushtimin izraelit të territoreve palestineze dhe bëri thirrje për evakuimin e të gjitha vendbanimeve në Bregun Perëndimor dhe Jeruzalemim Lindor.

Exit mobile version