Vuçiq krenar që po dërgon armë në Izrael, kontribuon në gjenocidin në Palestinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po përballet me kritika të ashpra pasi raportohet se vendi i tij po vazhdon eksportin e armëve drejt Izraelit, në një kohë kur dhuna në Gaza ka shkaktuar mijëra viktima mes civilëve palestinezë.

Organizatat për të drejtat e njeriut dhe qytetarë të shumtë e kanë dënuar këtë veprim, duke e quajtur një akt të papranueshëm që kontribuon në krimet ndaj popullsisë palestineze. “Çdokush që ka ndjenjë njerëzore duhet të ngrihet kundër kësaj dhe të kërkojë ndalimin e menjëhershëm të eksportit të armëve për Izraelin”, thuhet në një reagim të aktivistëve.

Kërkesa kryesore e protestuesve dhe organizatave është ndërprerja e menjëhershme e çdo bashkëpunimi ushtarak me Izraelin, për të mos u bërë pjesë e një konflikti që ka sjellë vuajtje të mëdha dhe akuza për gjenocid.