Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Vuçiq krenar që po dërgon armë në Izrael, kontribuon në gjenocidin në...

Vuçiq krenar që po dërgon armë në Izrael, kontribuon në gjenocidin në Palestinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po përballet me kritika të ashpra pasi raportohet se vendi i tij po vazhdon eksportin e armëve drejt Izraelit, në një kohë kur dhuna në Gaza ka shkaktuar mijëra viktima mes civilëve palestinezë.

Organizatat për të drejtat e njeriut dhe qytetarë të shumtë e kanë dënuar këtë veprim, duke e quajtur një akt të papranueshëm që kontribuon në krimet ndaj popullsisë palestineze. “Çdokush që ka ndjenjë njerëzore duhet të ngrihet kundër kësaj dhe të kërkojë ndalimin e menjëhershëm të eksportit të armëve për Izraelin”, thuhet në një reagim të aktivistëve.

Kërkesa kryesore e protestuesve dhe organizatave është ndërprerja e menjëhershme e çdo bashkëpunimi ushtarak me Izraelin, për të mos u bërë pjesë e një konflikti që ka sjellë vuajtje të mëdha dhe akuza për gjenocid.

Exit mobile version