Ballina Lajmet Kosovë Xhavit Ukaj tregon se a u kapën hajnat që ia vodhën 100...

Xhavit Ukaj tregon se a u kapën hajnat që ia vodhën 100 mijë euro në shtëpinë e tij

Policia ende nuk ka arritur ti kapë kryerësit e vjedhjes në shtëpinë e ish-deputetit të LDK-së, Xhavit Ukaj, të cilët atij i vodhën hiç më pak se 100 mijë euro.

Fillimish ishte raportuar se hajnat të cilët hynë me forcë në shtëpinë e Ukajt ishin identifikuar dhe kapur nga Policia e Kosovës, mirëpo një gjë të tillë e ka demantuar vetë ish-deputeti i LDK-së.

Në një prononcim për lajmi.net, Ukaj mohoi se janë gjetur kryerësit e veprës, ku shtoi se personat e kapur nga policia janë për një rast krejt tjetër.

“Jo, e kanë përzi me atë rastin mbrëmë që ka ndodhur një vjedhje, dhe këtu nuk ka diçka të vërtetë”, tha Ukaj për lajmi.net.

Ndryshe, persona të panjohur për Policinë e Kosovës, mbrëmjen e së shtunës i vodhën Xhavit Ukajt para në vlerë 100 mijë euro si dhe një sasi të arit

Exit mobile version