Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Xhihadi Islamik: Nuk flitet për ndërmjetësim

Xhihadi Islamik: Nuk flitet për ndërmjetësim

Taysir al Jabari, komandant i lartë i krahut të armatosur të Xhihadit Islamik i vrarë dje nga sulmet Izraelite

Një zyrtar në lëvizjen e Xhihadit Islamik tha se nuk është duke u folur për bisedime apo ndërmjetësim “për momentin”.

Zyrtari pa emër u citua nga agjencia lokale e lajmeve palestineze të ketë thënë se situata “po shkon drejt një përshkallëzimi”.

Izraeli nisi një ofensivë të re në Rripin e Gazës të premten ku vrau një komandant të lartë të krahut të armatosur të Xhihadit Islamik si dhe 14 palestinezë tjerë përfshirë një vajzë pesëvjeçare si dhe plagosi qindra të tjerë.

Exit mobile version