Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Yasser Abu Shabab, i akuzuar për bashkëpunim me Izraelin, raportohet i vrarë

Yasser Abu Shabab, i akuzuar për bashkëpunim me Izraelin, raportohet i vrarë

Yasser Abu Shabab, kreu i një grupi të armatosur në Gaza i akuzuar për bashkëpunim me Izraelin dhe për grabitjen e ndihmave humanitare, është vrarë, raportojnë media izraelite. Channel 12 njoftoi se ai u plagos gjatë përleshjeve fisnore në Gaza” dhe vdiq më pas në një spital në Izrael, ndërsa rrethanat e sakta mbeten të paqarta.

Abu Shabab ishte bërë figurë e njohur gjatë luftës në Gaza, pasi grupi i tij akuzohej për bllokimin e ndihmave dhe veprimtari kriminale. Hamas e kishte shpallur në kërkim për tradhti dhe bashkëpunim me entitete armiqësore.

Analistët thonë se vdekja e tij prish planet e Izraelit për krijimin e grupeve lokale anti-Hamas, ndërsa Hamas publikoi një mesazh duke deklaruar se “Israeli nuk do t’i mbrojë” bashkëpunëtorët. /mesazhi

Exit mobile version