Grupi terrorist YPG/PKK liroi rreth 290 robër, duke përfshirë një numër të madh të terroristëve të DEASH-it dhe familjet e tyre, nga një kamp në Sirinë verilindore, njoftuan të hënën burimet lokale, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas burimeve, rreth 70 familje u liruan nga kampi në qytetin Al-Hol pasi disa fise arabe u dhanë kaucion për terroristët.
Më parë, terroristët e YPG/PKK kanë liruar qindra pjesëtarë të DAESH-it nga kampet në rajon. Javën e kaluar, grupi terrorist njoftoi se kishte liruar rreth 631 terroristë.
YPG/PKK ndërtoi kampin në prill të vitit 2017 në qytetin Al-Hol për të mbajtur civilët, të cilët kishin ikur nga përleshjet me DEASH-in në Deir-Ez-Zor, dhe gjithashtu disa anëtarë të DEASH dhe familjet e tyre.
Civilët e ndaluar nga organizata terroriste po jetojnë në kushte çnjerëzore në kamp.
Kombet e Bashkuara dhe organizatat joqeveritare paralajmërojnë se situata humanitare në kamp po përkeqësohet nga dita në ditë, duke kërkuar qasje në qendrat ku po mbahen militantët e DEASH-it.
Sipas një zyrtari të OKB-së, kampi u ndërtua fillimisht për të strehuar deri në 10.000 njerëz të zhvendosur brenda vendit, por mbi 73.000 njerëz kanë mbetur aty.
Shumica dërrmuese e njerëzve në kamp janë gra dhe fëmijë nën moshën 12-vjeçare.
Kampi Al-Hol strehon mijëra luftëtarë të huaj terroristë nga rreth 50 vende, si dhe një numër të madh të terroristëve sirianë dhe irakianë.