Zbulimi i motorit elektrik australian premton rritje në rrezen e vozitjes të veturave elektrike

Një motor me shpejtësi të lartë i zbuluar nga studiuesit në Universitetin e New South Wales në Sydney mund të ngritë rrezen e vozitjes tek disa vetura elektrike deri në 10 për qind.

Thuhet se është më i vogël, më i lehtë dhe më i lirë se ja njësit që janë duke u përdorur momentalisht dhe mund të komercializohet në më pak se 1 vit.

Dizajnerët e motorit pretendojnë se ai ka një numër avantazhi, duke filluar nga shpejtësia e madhe rrotulluese e motorit prej 100,000 rrotullime në minutë, tek fuqia e brendshme më e madhe dhe te madhësia më e vogël nga jashtë, përcjell Telegrafi.

Ata gjithashtu premtojnë se ky motor do të përdorë më pak minerale të rralla nga toka të cilat konsumohen për prodhimin e motorit elektrik.

Përveç motorëve të përdorur në veturat elektrike, ai mund të përdoret gjithashtu për kompresorët në sistemet e ngrohjes dhe ftohjes, makinat e bluarjes industriale me precizion të lartë dhe gjeneratorët e përdorur në avionë, raporton Drive.

Ekipi studiues i universitetit ka dy prototipa plotësisht të zhvilluar dhe të testuar të motorit të tyre 5kW dhe po kërkon të shkojë drejt prodhimit.

“Nëse një prodhues i veturave elektrike si Tesla, dëshiron që ta përdorë këtë motor, atëherë unë mendoj se do të nevojiteshin vetëm 6 deri në 12 muaj për ta modifikuar atë në bazë të specifikave të tyre” tha Dr. Gouyu Chu, i cili e udhëhoqi zhvillimin së bashku me profesoreshën e asociuar Rukmi Duttat në shkollën e universitetit të inxhinierisë elektrike dhe telekomunikacionit.