Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Zelenskiy: Nuk duam të marrim pjesë në një shfaqje teatrale politike, ku...

Zelenskiy: Nuk duam të marrim pjesë në një shfaqje teatrale politike, ku luan një aktor i vetëm

Presidenti i Ukrainës, Vladimir Zelenskiy, deklaroi se ka rreziqe të mëdha në ndalimin e plotë të negociatave me Rusinë.

Në një intervistë me gazetarët polakë, Zelenskiy bëri deklarata për luftën që po vazhdon prej më shumë se 2 muajsh mes Rusisë dhe Ukrainës.

Duke iu referuar negociatave të vendit të tij me Rusinë, Zelenskiy tha: “Ka rreziqe të mëdha për të ndaluar plotësisht çdo bisedë. Bëhet fjalë për pasojat e vendeve ku hyn ushtria ruse”.

Duke thënë se delegacionet e dy vendeve u takuan online në nivele të ndryshme, Zelenskiy tha: “Ne nuk duam të marrim pjesë në një shfaqje teatrale politike në të cilën luan një aktor i vetëm. Pala ruse në fillim konfirmon se do të ketë një shkëmbim të burgosurish, por atëherë kjo nuk realizohet.”

Zelenskiy theksoi se të dy liderët duhet të takohen drejtpërdrejt për të zgjidhur këto probleme.

Duke thënë se një varr i ri masiv është gjetur në rajonin e Kievit, Zelenskiy dha informacionin se deri më tani janë gjetur gjithsej 900 njerëz në varre të ngjashme. /trt

Exit mobile version