Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është shprehur i shqetësuar se përshkallëzimi i situatës mes Izraelit dhe Iranit mund të çojë në uljen e ndihmës ushtarake për Ukrainën.
“Do të donim që ndihma për Ukrainën të mos zvogëlohej për shkak të kësaj,” tha Zelensky në deklarata të publikuara të shtunën. “Herën e kaluar kjo ishte një nga arsyet që e ngadalësoi ndihmën për Ukrainën.”
Ai shtoi se sulmet ndaj Iranit kanë shkaktuar rritje të çmimeve të naftës, çka, sipas tij, përfiton Rusia.
“Kjo është e keqe për ne,” theksoi presidenti ukrainas.
Zelensky paralajmëroi gjithashtu se mbështetja evropiane po dobësohet pa përfshirjen e SHBA-ve, duke thënë se “Evropa ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë me Ukrainën nëse Amerika nuk është e pranishme.” /mesazhi
