Ballina Lajmet Kosovë Zëvendësministrat do t’i kushtojnë Kosovës 1.5 milionë euro

Zëvendësministrat do t’i kushtojnë Kosovës 1.5 milionë euro

Analisti Arton Demhasaj, ka theksuar se nuk beson se kjo Qeveri është dashur që të vazhdojë me avazin e vjetër, duke angazhuar shumë zëvendësministra në ekzekutiv.

Demhasaj në emisionin “Debat D Plus”, ka thënë se këto pozita janë bërë për t’i plotësuar egot e disa personave, të cilët sipas tij, nuk kanë janë as profesionistë të fushës.

“Me këta 58 zëvendësministra që do të punësohen, pagat e tyre do t’i kushtojë buxhetit të Kosovës, diku 1.5 milionë euro”, ka shtuar Demhasaj.

Exit mobile version