Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Zgjedhjet lokale në Francë, Macron dhe Le Pen marrin rezultat zhgënjyes

Zgjedhjet lokale në Francë, Macron dhe Le Pen marrin rezultat zhgënjyes

Presidenti Emmanuel Macron dhe liderja e së djathtës ekstreme, Marine Le Pen nuk kanë arritur që të marrin fitore në asnjë prej rajoneve në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Francë.

Ndërsa e djathta ekstreme ka dështuar sërish që të marrë rajonin e parë në historinë e saj, partia e Macron që merrte pjesë për herë të parë në një proces lokal, gjithashtu ka dalë duar bosh.

Synimi kryesor i partisë së Marine Le Pen ishte provinca Alpes Cote d’Azur por exit-poll-et tregojnë se kandidati i saj ka marrë vetëm 43% të votave dhe ka humbur përballë Republikanëve.

Në zgjedhje, që mund të ketë një pjesëmarrje shumë të ulët më pak se sa 30%, edhe partia e Macron ka marrë një rezultat zhgënjyes. Partia e tij e qendrës, nuk arriti që të fitonte kontrollin asnjë rajoni.

Fitueset e raundit të dytë janë partitë tradicionale të qendrës së djathtë dhe të së majtës. Një prej kandidatëve fitues është ish-ministri Xavier Bertrand, që fitoi rajonin Hauts-de-France, shihet si një nga kandidatët për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen vitin e ardhshëm. /euronews

Exit mobile version