Norvegjia po zgjedh të hënën parlamentin e ri, në një garë të ngushtë mes një blloku qendër‑majtas të udhëhequr nga Partia Laburiste dhe një blloku qendër‑djathtas të dominuar nga Partia Populiste e Progresit dhe Konservatorët.
Çështjet që mund të vendosin rezultatin përfshijnë pabarazinë, taksat dhe polemikën në rritje rreth fondit sovran të pasurisë së Norvegjisë. Ky fond po kritikohet brenda dhe jashtë vendit për investimet në kompani të lidhura me Izraelin, në kontekstin e luftës në Gaza. /mesazhi








