Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Zgjedhjet parlamentare në Rusi, votohet për 450 përfaqësues në Duma

Zgjedhjet parlamentare në Rusi, votohet për 450 përfaqësues në Duma

Në Rusi po mbahen zgjedhje për dhomën e ulët të parlamentit, të cilat do të zgjasin tri ditë, raporton Anadolu Agency (AA).

Qendrat e votimit u hapën të premten në mëngjes në rajonet e Lindjes së Largët Kamchatka dhe Chukotka, të cilat janë nëntë orë përpara Moskës.

Të 450 vendet në Dumën e Shtetit zgjidhen në zgjedhjet të cilat do të mbahen deri më 19 shtator. Zyrtarët zgjedhorë thanë se një ndryshim ishte i nevojshëm duke pasur parasysh pandeminë COVID-19, e cila goditi rëndë Rusinë.

Megjithatë, aktivistët e opozitës dhe disa ligjvënës liberalë thanë se masa ishte pjesë e përpjekjeve të Kremlinit për të manipuluar pjesëmarrjen dhe për të lejuar fitoren e mundshme të shumicës së partisë në pushtet Rusia e Bashkuar.

Autoritetet gjithashtu u përpoqën të bllokonin surprizën më të madhe të mundshme të zgjedhjeve, nismën e Votimit të Mençur, e mbështetur nga aktivisti i burgosur Alexei Navalny.

Presidenti rus Vladimir Putin u bëri thirrje rusëve të votojnë, duke thënë në një video-mesazh të enjten se “zgjedhja e përbërjes së re të Dumës është padyshim ngjarja më e rëndësishme në jetën e shoqërisë dhe vendit rus”.

Sondazhet parazgjedhore nga Qendra e pavarur Levada tregojnë se shumica e rusëve nuk janë të kënaqur me funksionimin e Dumës.

Rusia e Bashkuar ka shumicën në parlament, por popullariteti i saj është më i ulëti në dy dekadat e fundit. /aa

Exit mobile version