Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Zgjedhjet presidenciale në Francë, mbi 26 për qind dalin në votime deri...

Zgjedhjet presidenciale në Francë, mbi 26 për qind dalin në votime deri në mesditë

Pjesëmarrja në raundin e dytë të zgjedhjeve legjislative në Francë deri në mesditë ishte 26,63 për qind, transmeton Anadolu.

Kjo pjesëmarrje është shumë më e lartë se ajo në zgjedhjet e vitit 2022, e cila në atë kohë deri në mesditë ishte 18,99 për qind, ndërsa në raundin e parë të javës së kaluar ishte 25,9 për qind.

Më shumë se 43 milionë votues të regjistruan sot kanë të drejtën e votës në qendrat e votimit që u hapën në orën 08:00 për të zgjedhur 501 anëtarët e mbetur të Asamblesë Kombëtare, dhomës më të ulët të parlamentit, për një mandat 5-vjeçar.

Raundi i parë i zgjedhjeve u zhvillua më 30 qershor me një pjesëmarrje prej mbi 65 për qind të votuesve të regjistruar.

Rreth 76 kandidatë u zgjodhën në raundin e parë për Asamblenë Kombëtare që ka gjithsej 577 ulëse. Raundi i dytë në ato zona nuk organizohet.

Sipas rezultateve të zgjedhjeve, Tubimi Kombëtar i ekstremit të djathtë (RN) siguroi 29,26 për qind të votave apo 37 ulëse.

Aleanca e krahut të majtë Fronti i Ri Popullor (NFP) siguroi 28,06 për qind dhe aleanca e qendrës Së Bashku për Republikën, e mbështetur nga presidenti Emmanuel Macron, përfundoi e treta me pak më shumë se 20,04 për qind të votave.

Një partie apo aleance politike i nevojiten të paktën 289 ulëse për të siguruar një shumicë në Asamblenë Kombëtare.

Macron shpërndau parlamentin dhe shpalli zgjedhje të parakohshme pasi RN-ja siguroi më shumë se 31 për qind të votave në zgjedhjet e Parlamentit Evropian më 9 qershor, duke mundur bllokun e tij qendror.

Exit mobile version