“Gati i gjithë irani është shkatërruar.’’ Kështu tha presidenti amerikan Donald Trump të mërkurën, për gazetarët para Shtëpisë së Bardhë.
“Kanë humbur flotën e tyre detare, kanë humbur fuqinë ajrore; nuk kanë më radarë; të gjithë liderët e tyre kanë vdekur. Dhe ne mund të bëjmë edhe më keq”, theksoi Trump.
Ai shtoi se SHBA e kanë goditur iranin më fort nga sa është goditur cdo vend tjetër në histori. Megjithatë ai pohoi se nuk kanë mbaruar ende punë me Republikën Islamike.
Më herët presidenti komentoi edhe raportimet se Irani ka vendosur mina anti anije, në ujërat e ngushticës së Hormuzit .
“Nëse diçka e tillë ka ndodhur, dhe ne nuk kemi sinjalizime për këtë, duhet t’i heqë menjëherë. Në të kundërtën pasojat ushtarake për iranin do të jenë të paprecedenta”, theksoi ai. Sipas CNN ushtria amerikane ka vendosur në ujërat e Hormuzit, të paktën 12 mina.
“Ne bëmë një ekskursion të vogël. Na u desh të bënim disa javë ekskursion, por ka qenë e pabesueshme. Ushtria jonë është e pabesueshme. Ne e kemi rrëzuar marinën e tyre, ushtrinë e tyre në të gjitha format. Ne kemi rrëzuar pothuajse gjithçka që ekziston, përfshirë udhëheqjen e tyre, dy herë. Ne e rrëzuam dy herë udhëheqjen e tyre dhe tani ata kanë një grup të ri që po vjen. Le të shohim se çfarë do t’u ndodhë atyre. Tregu po mbahet mirë. Mendoj se do të goditej pak, por ne u goditëm ndoshta më pak nga sa mendoja dhe do të kthehemi në rrugën e duhur shumë shpejt. Çmimet po bien shumë ndjeshëm. Nafta do të bjerë, është thjesht çështje lufte; kjo ndodh, pothuajse mund ta parashikosh. Do të thoja se u rrit pak më pak nga sa mendonim. Do të bjerë më shumë nga sa e kupton kushdo. Por mendojeni pak, ata kishin mijëra raketa, shtatë ose tetë mijë raketa. Ata kishin dronë kudo. Po shkatërrojmë impiantet e dronëve. Siç e dini, po shkojmë shpejt. Ata filluan të flasin për minat, kështu që ne goditëm 28 anije minash që nga ky moment, 28, duke përdorur të njëjtën armë, saktësisht të njëjtën armë që përdorim kundër tregtarëve të drogës në ujë”, u shpreh Trump.
