Ballina Sport Futboll Zhegrova debuton dhe ndihmon Juventusin të marrë një pikë me Dortmundin

Zhegrova debuton dhe ndihmon Juventusin të marrë një pikë me Dortmundin

Edon Zhegrova hyri vonë në lojë, kur Juventusi pësoi golin e katërt, pranë rezultati 2:4 në minutën e 87-të, por kaq pak minuta mjaftuan që ylli i Kosovës të lë gjurmë dhe të nis suksesshëm aventurën te ekipi i ri dhe në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi anësor i Kosovës debutoi me Juventusin, dhe tregoi formën e tij nga krahu i djathtë dule treguar se ka lënë prapa lëndimin dhe mungesën prej më shumë se 9 muajsh.

Zhegrova ndezi lojën e “Zonjës së Vjetër”dhe skuadra shënoi dy herë në shtesë për rezultatin final 4:4.

Për 45 minuta nuk u shënua asnjë gol, por ndeshja në Torino u ndez me të nisur pjesëloja e dytë.

Mysafirët hapën sfidën me një gol të bukur nga Adeyemi (52’) por edhe më i bukur ishte goli i barazimit nga Kenan Yildiz, nëntë minuta më pas.

Vetëm 120 sekonda pati festë në Torino, pasi Dortmundi shënoj edhe njëherë, me Nmechan një tjetër gol mjeshtëror.

Vlahoviq i futur në pjesë të dytë shënoi për 2:2 pas asistimit të Yildiz por verdhezinjtë rikthyen edhe njëherë avantazhin me Yan Couto (74’).

Dortmund e konfirmoi fitoren dhe trepikëshin e parë, me golin e katërt në ndeshje pas penalltisë së fituar në minutat e fundit të ndeshjes të cilën e ktheu në gol Bensebaini (86’).

Pas këtij goli vendësit shënuan për 3:4 me Vlahoviq derisa Zhegrova ishte vendimtar te goli i katërt duke e nisur aksionin që u konkretizua nga Lloyd Kelly për një pikë në shtëpi në start të Ligës së Kampionëve.

Exit mobile version