Zhvillimet në Kuds, reagon myftiu Tërnava: Lutemi që Al-Aksa, dhe objektet e tjera të kultit të gjejnë qetësinë

Kryemuftiu i Kosovës Naim Tërnava

Ndaj zhvillimeve të fundit në Xhaminë Al Aksa në Kuds, ka reaguar edhe myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili ka thënë se eskalimi i konfliktit nga i cili humbën jetën njerëz të pafajshëm nga radhët e civilëve në fund të muajit të madhëruar Ramazan dhe në prag të festës së Fitër-Bajramit dëmton përpjekjet për marrëveshje ndërmjet dy popujve.

Sipas tij, Jerusalemi është vendi i të gjitha feve e besimeve monoteiste, e si i tillë duhet të jetë edhe vend i bashkëjetesës e mirëkuptimit, raporton Mesazhi.com Zhvillimet në Kuds, reagon myftiu Tërnava: Lutemi që Al-Aksa, dhe objektet e tjera të kultit të gjejnë qetësinë

Ky është reagimi i plotë i myftiut Tërnava:

Me shqetësim kam përcjellë eskalimin e situatës në Jerusalem që filloi me dëbimin e dhunshëm të palestinezëve nga shtëpitë e tyre në Sheik Jarrah, për të vazhduar me atakimin dhe përdhosjen e institucionit të xhamisë së shenjtë Al-Aksa.

Shpreh brengën time të thellë dhe të besimtarëve myslimanë për dhunën e ushtruar ndaj banorëve palestinezë në Jerusalem dhe në territoret palestineze.

Eskalimi i konfliktit nga i cili humbën jetën njerëz të pafajshëm nga radhët e civilëve në fund të muajit të madhëruar Ramazan dhe në prag të festës së Fitër-Bajramit dëmton përpjekjet për marrëveshje ndërmjet dy popujve.

Jerusalemi është vendi i të gjitha feve e besimeve monoteiste, e si i tillë duhet të jetë edhe vend i bashkëjetesës e mirëkuptimit.

Lutemi që sa më parë Jerusalemi, Al-Aksa, dhe objektet e tjera të kultit të gjejnë qetësinë, ndërsa banorët e Jerusalemit të gjejnë paqen e sigurinë.

Myftiu i Kosovës

Naim ef. Tërnava