Një zjarr i madh përfshiu të mërkurën pasdite një kompleks banimi në lagjen Tai Po, duke shkaktuar një tragjedi të rëndë.
Autoritetet konfirmuan se deri të enjten në mëngjes, 44 persona kanë humbur jetën, ndërsa 279 rezultojnë ende të zhdukur. Po ashtu, 29 persona janë shtruar në spital, prej të cilëve shtatë në gjendje kritike.
Sipas mediave lokale, afro 24 orë pas shpërthimit të zjarrit, ekipe zjarrfikëse vazhdojnë të luftojnë me flakët në disa pjesë të ndërtesës 31-katëshe. Zyrtarët e zjarrfikësve thanë se temperaturat ekstreme dhe errësira po pengojnë ekipet të arrijnë katet e sipërme.
Ky është zjarri më vdekjeprurës në Hong Kong që nga viti 1962, kur një tjetër zjarr në distriktin Sham Shui Po shkaktoi 44 viktima. /mesazhi
