Një zjarr masiv në Indonezinë qendrore ka shkatërruar dhjetëra ndërtesa, përfshirë shkolla dhe shtëpi, thanë sot zyrtarët, transmeton Anadolu.
Informacionet paraprake tregojnë se gjithsej 17 ndërtesa, përfshirë dy shkolla, u dogjën në provincën Kalimantan Qendrore, sipas gazetës shtetërore “Antara News”.
Autoritetet thanë se flakët u shkaktuan nga një qark i shkurtër elektrik dhe se zjarri u përhap më pas me shpejtësi, përfshirë përfundimisht dhjetëra struktura aty pranë.
Qeveria aktualisht po kërkon vende alternative për të siguruar që nxënësit të mund të vazhdojnë arsimin e tyre pas shkatërrimit të dy shkollave.
Zyrtarët thanë se po ngrihen strehimore evakuimi dhe kuzhina publike ndërsa po shpërndahen rroba për ata që janë prekur nga zjarri.
