Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Zonja e parë e Turqisë rikuperohet nga COVID-19

Zonja e parë e Turqisë rikuperohet nga COVID-19

Emine Erdoğan, bashkëshortja e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, është shëruar nga infeksioni i COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan shkroi në Twitter se ajo doli nga izolimi në shtëpi sot.

“Sot e përfundova procesin e izolimit. Faleminderit ekipit mjekësor që ishte në shërbimin tonë dhe i uroj gjithë të mirat të gjithë punonjësve shëndetësorë në të gjithë vendin tonë”, tha Emine Erdoğan, duke uruar shërim të shpejtë të gjithë atyre që janë prekur nga virusi.

Presidenti turk Erdoğan dhe bashkëshortja e tij rezultuan pozitiv me koronavirus në fillim të këtij muaji. Presidenti Erdoğan është rikuperuar dhe ka dalë nga izolimi javën e kaluar. Erdoğan dhe gruaja e tij nuk kishin simptoma të rënda të infeksionit. /aa

Exit mobile version