ZYRTARE: Mustafi zgjedh klubin për sezonin 2017/18 (FOTO)

Shkodran Mustafi do të mbetet në Arsenal.

Shkodran Mustafi nuk do të transferohet në Inter.

Mbrojtësi i Arsenalit do të mbetet në ekipin nga Emirates Stadium, ka bërë të ditur babai i tij, Kujtimi.

“Jam në shtëpi duke pushuar dhe marrë parasysh se jam babai dhe menaxheri i Shkodranit, sot nuk do të ndodhë asgjë”, deklaroi ai, përcjell “lajmi.net”.

Arsenal vendosi të negociojë vetëm në rast të një oferte për shitjen e tij.