Zyrtarët finlandezë dhe suedezë do ta vizitojnë Turqinë lidhur me NATO-n

Delegacionet e nivelit të lartë nga Suedia dhe Finlanda do të mbërrijnë në Turqi të martën në mbrëmje për bisedime me udhëheqësit e Ministrisë së Jashtme rreth aplikimeve të tyre për t’u bashkuar me NATO-n, raportoi kanali i lajmeve NTV.

Vizita vjen pas kundërshtimit të Turqisë për anëtarësimin e dy vendeve në NATO, shkruan BBC-ja.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë më herët se asnjë nga vendet nuk duhet të mundohet ta vizitojë Turqinë në përpjekje për të bindur atë për ofertat e tyre.

Pa mbështetjen e të gjithë anëtarëve të NATO-s – përfshirë Turqinë – Suedia dhe Finlanda nuk mund t’i bashkohen aleancës ushtarake.

Suedia e Finlanda kanë aplikuar për anëtarësim në aleancën veri-atlantike pas shfaqjes së rrezikut nga Rusia, që nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. /koha