Një zyrtar i lartë amerikan ka konfirmuar se bisedimet bërthamore që ishin planifikuar të zhvilloheshin në Oman të dielën nuk do të mbahen.
Duke folur në mënyrë anonime për agjencinë e lajmeve Associated Press, zyrtari tha se “ndonëse bisedimet janë anuluar, ne mbetemi të përkushtuar ndaj dialogut dhe shpresojmë që iranianët të rikthehen në tryezë së shpejti”.
Më herët, ministri i jashtëm i Omanit, Badr al-Busaidi, konfirmoi se raundi i gjashtë i bisedimeve nuk do të zhvillohet për shkak të përshkallëzimit të sulmeve mes Izraelit dhe Iranit. Ai theksoi se “diplomacia dhe dialogu mbeten rruga e vetme drejt paqes së qëndrueshme”. /mesazhi
