Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Zyrtari palestinez: Izraeli e ka “vrarë të drejtën ndërkombëtare” në Gaza

Zyrtari palestinez: Izraeli e ka “vrarë të drejtën ndërkombëtare” në Gaza

Mustafa Barghouti

Sekretari i përgjithshëm i Iniciativës Kombëtare Palestineze, Mustafa Barghouti, ka deklaruar se Izraeli ka shkelur dhe “vrarë” të drejtën ndërkombëtare në Gaza.

Duke folur për Al Jazeera, Barghouti tha se qëndresa e palestinezëve në Gaza, pavarësisht asaj që ai e përshkroi si gjenocid, dëshmon “dështimin e Izraelit”. Sipas tij, forca dhe vendosmëria e popullsisë civile përballë shkatërrimit tregojnë se objektivat izraelite nuk janë arritur.

Barghouti po merr pjesë në Forumin e Al Jazeera-s, një ngjarje që fokusohet në ndryshimet gjeopolitike në Lindjen e Mesme dhe zhvillimet kryesore që po formësojnë rajonin. /mesazhi

Exit mobile version