Ballina Lajmet Kosovë Zyrtarisht nga sot ndalohet hyrja me targa të Serbisë në Kosovë

Zyrtarisht nga sot ndalohet hyrja me targa të Serbisë në Kosovë

Duke filluar nga sot do të vendoset reciprociteti ndaj Serbisë, sa i përket targa të automjeteve.

Qeveria e Kosovës mori vendim lidhur me reciprocitetin e targave, ndërsa dokumenti në fjalë është nënshkruar nga Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Në vendimin e bërë publik nga vetë ministri Sveçla ndër të tjerash thuhet se “obligohet pajisja me targa të përkohshme për të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës. Pajisa me targa të përkohshme bëhet në të gjitha pikat kufitare të Republikës së Kosovës”.

Poashtu në këtë vendim theksohet se vlefshmëria e këtyre targave është 60 ditë.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në pikën kufitare Kosovë-Serbi, saktësisht në Jarinje janë vendosur forca të shumta policore për të përcjellur nga afër procesin e reciprocitetit të targave.

Lidhur me këtë, ministri Sveçla deklaroi se situata është e qetë

Exit mobile version