Ballina Lajmet Kosovë ​ Të gjithë për reformë zgjedhore, vetëm Vetëvendosje kundër

​ Të gjithë për reformë zgjedhore, vetëm Vetëvendosje kundër

A është koha e duhur për reformë zgjedhore? Kjo është çështja që po diskutohet sot në Prishtinë një tryezë të organizuar nga D4D e përkrahur nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë, ku po marrin pjesë edhe shoqëria civile dhe përfaqësues të partive politike.

Sipas Lëvizjes Vetëvendosje diskutimi për reformë zgjedhore në Kosovë bëhet për te zgjat mandatin e qeverisë aktuale.

Albulena Haxhiu tha se VV nuk është për reformë zgjedhore në rrethana te tilla, por duhet të shkohet në zgjedhje.

“Nuk jemi për reformë zgjedhore në rrethana të tilla. në rrethanat aktuale me qeveri te pakicës dhe Kuvend jo funksional, është e papranueshme që ky kuvend kjo qeveri të bëjë reforme zgjedhore. Mund te mos ketë asnjë efekt, të mbetet siç ka mbet reforma e vitit 2011. Vënia në diskutim e kësaj reforme bëhet për me zgjat mandatin e qeverisë aktuale, këtu nuk po flas për shoqërinë civile. Më e mira për te gjithë është të shkohet në zgjedhje. Një legjitimitet i ri i Kuvendit do te mund të adresonte çështjen e reformës zgjedhore”, tha deputetja e VV-së.

Ndërsa Ahmet Isufi tha se opozita çdoherë ka të drejtë të kërkojë zgjedhje të reja, por kjo nuk e pengon të shkohet tutje me reformën zgjedhore.

“Të mos mendojmë shumë për efektet e momentit por për të ardhmen. Opozita ka të drejtë te kërkojë zgjedhje por kjo nuk e pengon të vazhdohet tutje me reformën zgjedhore, të vazhdohet me këtë punë në Kuvend. Jemi për që të ketë reformë zgjedhore”, tha ai.

Arsim Bajrami i PDK-së tha se kjo është një temë e zvarritur dhe e papërfunduar.

“Vullneti politik është më i rëndësishmi për reformë zgjedhore. Koha aktuale është koha më e përshtatshme për reformë zgjedhore. Partitë politike ta marrin me seriozitetin më të madh këtë çështje”, tha ai. Për reformë zgjedhore u pajtua edhe Nisma Socialdemokrate

Exit mobile version