Ballina Lajmet Kosovë ​Për Bajram, moti më i nxehtë dhe kryesisht me diell

​Për Bajram, moti më i nxehtë dhe kryesisht me diell

Gjatë javës mot më stabil, kryesisht me diell, pasdite mundësi për reshje lokale shiu.

Sipas parashikimeve të fundit, ditëve të fundit të muajit gusht, fusha ciklonike dhe masa të ftohta ajrore nga Atlantiku verior, mund të depërtojnë edhe mbi rajonin tonë duke sjellur reshje shiu dhe rënie të temperaturave.

21.08-22.08 – Mot më i nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite reth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë.

23.08-24.08 – Mot kryesisht me diell. Të premten pasdite, rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu me bubullima.

Temperaturat e ajrit, do të luhaten reth vlerave mesatare. Minimalet nga 14C deri në 16C, e maksimalet nga 28C deri në 30C.

Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-7m/s. Shtypja atmosferike do të mbetet pak e lartë mbi vlera normale.

Exit mobile version