Ballina Lajmet Rajon dhe Botë 1.5 milion ‘të gjithë të vaksinuar’ gati për të kryer umren gjatë...

1.5 milion ‘të gjithë të vaksinuar’ gati për të kryer umren gjatë Ramazanit

Mekë: Presidenca e Përgjithshme për Çështjet e Dy Xhamive të Shenjta të martën rriti kapacitetin funksional të Xhamisë së Madhe (Mesxhid Al Haram), me mbi 60% për Ramazan.

Sipas udhëzimeve të reja, duke filluar nga 1 Ramazani 1442 (13 Prill 2021), numri maksimal i pelegrinëve që mund të kryejnë Umren çdo ditë do të rritet në 50,000 një rritje prej 30,000 dhe numri i adhuruesve që marrin pjesë në namazet ditore është rritur nga 60,000 në 100,000, një rritje prej 40,000 adhuruesish.

Për më tepër, masat paraprake janë forcuar për të luftuar përhapjen e COVID-19 duke obliguar vaksinën kundër COVID-19 si një kërkesë paraprake për të marrë lejen për Umre ose për të marrë pjesë në Namazet në Xhaminë e Madhe.
Umre (Arabisht: عُمرَة‎) është pelegrinazh i muslimanëve në Mekë. Muslimanët mund ta bëjnë umren në çdo kohë, në dallim me Haxhillëkun e cila bëhet në një kohë të caktuar. / Mesazhi.com

Exit mobile version