Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 18 raste të reja me COVID-18, ndërsa 1 pacient ka humbur jetën.
“Nga 1.963 testime, 18 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.255. Në total numri i rasteve aktive është 165”, thuhet në njoftimin e MSh-së.
Ndërsa në 24 orët e fundit janë dhënë 6.595 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 141.008 doza të vaksinës.
Deri më sot 20.701 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
