Ballina Lajmet Rajon dhe Botë 10 të vrarë dhe 12 të plagosur nga sulmet izraelite në jug...

10 të vrarë dhe 12 të plagosur nga sulmet izraelite në jug të Libanit

Të paktën 10 persona janë vrarë dhe 12 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve izraelite në jug të Libanit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e Libanit.

Sipas autoriteteve, shtatë persona humbën jetën dhe tetë të tjerë u plagosën nga një sulm në qytetin Deir al-Zahrani, në distriktin Nabatieh.

Në një deklaratë të veçantë, u bë e ditur se një tjetër sulm izraelit në qytetin fqinj Kfartebnit la tre të vrarë dhe katër të plagosur.

Nuk ka ende reagim zyrtar nga pala izraelite lidhur me këto sulme. /mesazhi

Exit mobile version