Ballina Lajmet Rajon dhe Botë 11 mësime që çdo babë duhet t’ia mësoj të birit

11 mësime që çdo babë duhet t’ia mësoj të birit

Lidhja mes baballarëve dhe djemve është e njohur si lidhje e fortë që lë gjurmë në të ardhmen e të rinjve. Por a e keni menduar se cilat janë mësimet të cilat djemtë tuaj duhet ti marrin nga ju?

  1. Ta dojë nënën e tij. Ai do të mësojë dashurinë nga ju, ashtu si do ta mësojë urrejtjen. Nëse doni ta mësoni djalin tuaj si ta dojë nënën e tij, fillo nga vetja. Duaje dhe nderoje në prani të tij, dhe bëja me dije se sa falënderues duhet të jemi ndaj saj.
  2. Lereni të ngasë makinën. Çdo fëmijë kujton herën e parë të vozitjes me ndihmën e babait. Mos e bëni gabimin që fëmija juaj të bëhet 18 vjec pa ditur të ngasë mirë makinën.
  3. Mësojeni që të jetë “përzgjedhës i mirë”. Sidomos kur është vie koha për përzgjedhjen e fatit të jetës (gruan). Mësojini të jetë i vendosur që ta marrë më të mirën.
  4. Merrni me vete në lojërat sportive që zhvilloni me top apo lojëra tjera. Ato janë kujtimet më të mira.
  5. Vlerësojani trimërinë. Ai e mëson trimërinë nga ana juve, por edhe nga shoqeria përreth.
  6. Mos ngurroni ti tregoni si kanë ardhur në jetë. Mos të kujtoj djali juaj se e ka sjellë lejleku. Ai po rritet, dhe nëse nuk e mësoni ju, e mësojnë magazinat.
  7. Mësojeni të jetë human. Dhe mos harroni ti tregoni se është në rregull të qajë kur i vie të qajë.
  8. Ndani së bashku sekretet. Komunikoni. Bisedoni. Flisni për gjërat që ju rrethojnë. Bëhu mik i tij i pazëvendësueshëm.
  9. Mësoji atij të zgjedhë problemet e tij. Sigurohuni që ai e di se cilat beteja janë me vlerë për tu luftuar – si për shembull familja e tij.

10. Ndihmoni atë që të kuptojë kur është më mirë ta mbyll gojën dhe të largohet. Mësojeni atij të jetë personi më i mirë në rrethin e tij.

11. Mësojani vlerën e familjes. Le ta di se familja është gjithmonë e vlefshme. Familja gjithmonë vjen e para. Dhe mos e harroni formuën kryesore: “Çdo baba duhet të kujtojë se një ditë djali i tij do të ndjekë shembullin e tij në vend të këshillës së tij.” /MESAZHI/

Exit mobile version