Ballina Lajmet Rajon dhe Botë 14 viktima pas mbytjes së një anijeje me refugjatë në Egje

14 viktima pas mbytjes së një anijeje me refugjatë në Egje

Të paktën 14 migrantë, përfshirë katër fëmijë, u mbytën sot gjatë orëve të para të mëngjesit, gjatë një përpjekjeje për të kaluar detin Egje’, nga Turqia drejt Greqisë, njoftoi media lokale greke.

Roja Bregdetare greke dhe policia kufitare e BE-së, Frontex, shpëtuan tre persona.

Autoritetet në Athinë konfirmuan incidentin dhe shtuan se kishin filluar operacionet e kërkim-shpëtimit.

“Një anije me rreth 20 persona u mbyt. Ka filluar një operacion kërkim-shpëtimi”, tha një oficer i Rojes Bregdetare greke./ATSH

Exit mobile version