Ballina Lajmet Rajon dhe Botë 150,000 civilë të bllokuar në Mosul

150,000 civilë të bllokuar në Mosul

Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se rreth 150,000 civilë janë të bllokuar në kushte të vështira në qytetin e vjetër të Mosulit, ku luftëtarët e ISIS-it po luftojnë për të marrë rajone të reja në Iraku. Ata po i përdorin civilët si taktikë për mburojë njerëzore.

Shefja humanitare e OKB Lise Grande tha në një intervistë për Associated Press se OKB pret që beteja përfundimtare për Qytetin e Vjetër të fillojë “brenda ditëve”. Ajo tha se kushtet atje “janë të dëshpërueshme” dhe OKB pret që pothuajse të gjithë civilët të përpiqen të ikin.
Forcat irakiane të mbështetura nga SHBA kanë luftuar ISIS-in në Mosul që nga tetori. ISIS tani kontrollon vetëm një pjesë të vogël të lagjeve dhe rreth Qytetit të Vjetër.

 

Rreth 860,000 njerëz kanë ikur tashmë nga Mosuli, që ishte më keq se sa parashihej nga OKB.

Mesatarisht, mes 8,000 dhe 15,000 njerëz në ditë ikin nga qyteti” tha Grande.

Autoritetet e OKB-së dhe ato irakiane kanë koordinuar punët për të ndërtuar kampe të reja dhe për të gjetur hapësira në kampet ekzistuese për familjet që kthehen në Mosulin tashmë të rrëmbyer. /Mesazhi/

 

Exit mobile version