Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 16 raste të reja me COVID-19.
Ndërsa nuk është shënuar asnjë vdekje. Ndërkohë që 10 pacientë janë shëruar.
“Nga 2.146 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.429. Në total numri i rasteve aktive është 446”, thuhet në raportin e MSh-së.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.242 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.581.266 doza të vaksinës.
Deri më sot 739.997 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.