Ballina Lajmet Kosovë 16 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

16 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë, janë raportuar 16 raste infektimi me koronavirus.

Ndërkaq, siç potencon raporti, pesë qytetarë janë shëruar nga Covid-19.

Njoftimi i plotë:

25 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.390 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.663.943 doza të vaksinës.

Deri më sot 780.024 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.142 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 161.327.

Në total numri i rasteve aktive është 342.

Exit mobile version