Ballina Lajmet Rajon dhe Botë 18 trupa të djegur gjenden në një pyll në Greqi, besohet të...

18 trupa të djegur gjenden në një pyll në Greqi, besohet të jenë emigrantë

18 trupa janë gjetur në një pyll në Greqinë veriore i cili është goditur nga zjarri gjatë katër ditëve të fundit, ka bërë të ditur shërbimi grek i zjarrfikësve.

Raportet e para sugjerojnë se ata që kanë vdekur mund të kenë qenë emigrantë.

Rajoni i Evros në Greqinë verilindore, jo shumë larg kufirit turk, është shkatërruar nga zjarret.

Pacientët u zhvendosën nga një spital pasi zjarret arritën në Aleksandropolis.

Flakët arritën në mjediset e spitalit të qytetit dhe foshnjat e porsalindura dhe pacientët e kujdesit intensiv ishin midis atyre që u evakuuan në një traget të ankoruar në portin e qytetit, shkruan BBC.

Parku kombëtar Dadia është një zonë e madhe pyjore në veri të Aleksandoupolis dhe zjarret mendohet se janë përhapur me shpejtësi atje që nga e hëna.

Zëdhënësi i shërbimit zjarrfikës, Yiannis Artopoios tha se po hetohet mundësia që 18 viktimat e gjetura të martën të kishin hyrë ilegalisht në Greqi, duke qenë se nuk kishte raportime për banorë të zhdukur.

Rajoni i Evros është bërë një nga rrugët më të njohura për emigrantët sirianë dhe aziatikë që kalojnë lumin Evros nga Turqia për në Bashkimin Evropian. /koha

Exit mobile version