Ushtria irakiane ka bërë të ditur se dy persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën nga një sulm që shënjestroi zonën Jurf al-Nasr në provincën Babil të Irakut, mes përballjes së SHBA-së dhe Izraelit me Iranin, transmeton Anadolu.
Mediat irakiane raportuan se një sulm me raketë goditi një objekt që i përket Forcave të Mobilizimit Popullor.
Ndërkaq, Ministria e Punëve të Jashtme e Irakut tha se kryediplomati iranian, Abbas Araghchi, e informoi homologun e tij irakian, Fuad Hussein, se Teherani do të vazhdojë të mbrohet dhe se përgjigjja e tij do të synojë bazat ushtarake amerikane në rajon, në përputhje me të drejtën e Iranit për vetëmbrojtje.
