Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Lavrov dënon sulmet ndaj Iranit në bisedë telefonike me ministrin iranian

Lavrov dënon sulmet ndaj Iranit në bisedë telefonike me ministrin iranian

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij iranian, Abbas Araqchi, gjatë së cilës ka dënuar sulmet ndaj Iranit.

Sipas Ministrisë së Jashtme ruse, Lavrov e cilësoi veprimin si një “sulm të armatosur të paprovokuar” nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.

Moska bëri thirrje për ndalimin e menjëhershëm të sulmeve dhe për uljen e tensioneve në rajon, duke paralajmëruar për pasoja serioze në sigurinë ndërkombëtare nëse përshkallëzimi vazhdon.

Deklarata vjen në një moment të rritjes së tensioneve mes Iranit dhe Izraelit, pas shkëmbimeve të fundit ushtarake dhe akuzave të ndërsjella. /mesazhi

Exit mobile version