Ballina Lajmet Kosovë Më 20 shtator hyn në fuqi Ligji për Rregullat e Trafikut Rrugor

Më 20 shtator hyn në fuqi Ligji për Rregullat e Trafikut Rrugor

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se me datën 20 të muajit shtator do të hyjë në fuqi Ligji Nr. 05/L-088 PËR RREGULLAT E TRAFIKUT RRUGOR.

Sipas një njoftimi për media, bëhet e ditur se ky Ligj ka për qëllim rritjen e sigurisë në trafikun rrugor, zhvillimin e rrjedhjes normale të trafikut dhe mbrojtjen e ambientit.

“Me këtë ligj janë përcaktuar rregullat e reja për shoferë, këmbësorë dhe për pjesëmarrësit tjerë në trafik, sistemi i pikëve negative, marrja e përkohshme përkatësisht anulimi i patentë shoferit, përdorimi i rripit të sigurisë sipas standardeve të Direktivave Evropiane, Kontrollimi mobil i rregullsisë teknike të automjetit, mbrojtja e ambientit etj”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version